Bardhi i sinqertë: Edhe unë jam i pakënaqur me veten!

0

Jurgen Bardhi ishte protagonist në ndeshjen me Flamurtarin. Asistoi në golin e parë dhe ishte disa herë i rrezikshëm. “Unë jap më të mirën në çdo ndeshje. Mundohem të jap më të mirën për ekipin. Trajneri më ka dhënë mundësinë dhe jap maksimumin”, u shpreh fillimisht Bardhi në “Supersport” në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli”.

Partizani i ri në moshë? Trajneri Gega i do të rinjtë, sepse ka punuar me U21. Por, të rinjtë e Partizanit janë talentë dhe super-lojtarë. Besoj se e meritojnë besimin e trajnerit. Konkurrenca? Kur ka konkurrencë në ekip është gjë e mirë. Kjo duhet në ekip, mbi të gjitha kur janë lojtarë të rinj, sepse i shërben shumë mirë grupit”.

4 vjet te Partizani, është pritur shumë nga Bardhi, por si e vlerëson vetë ecurinë në ekip? Edhe unë vetë nuk jam shumë i kënaqur, por problemi im është goli. Atë duhet të rregulloj dhe do të punoj të përmirësohem në këtë pikë. Do të stërvitem më shumë të kap formën. Duhet shumë shumë punë, sepse kampionati shqiptar është mjaft i vështirë. Luhet një futboll mjaft fizik dhe jo aq shumë me topin”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.