Zbulimi i Zaha: Përjetova “ferrin” te Junajtid, më akuzonin se shkoja me vajzën e trajnerit!

0

Vilfrid Zaha u bë pjesë e Mançester Junajtid në vitin 2013 dhe ishte blerja e fundit e trajnerit legjendar, Sër Aleks Ferguson. Lojtari nga Bregu i Fildishtë ishte vetëm 20 vjeç kur kaloi te “Djajtë e Kuq”, por përjetoi një ferr të vërtetë në atë ekip.

I talentuari Zaha nuk luante dhe shkaku ishte banal. Flitej për një lidhje me vajzën e trajnerit Mojes, por Zaha e mohon këtë fakt. 25-vjeçari ka zbuluar për “ShortList” momentet e vështira, mënjanimin e të gjithëve dhe faktin që u detyrua të kalonte situatën e vështirë fillikat i vetëm.

“Është e vështirë të pranosh se si shkoi ajo aventurë. Nuk është e thjeshtë të bëhesh pjesë e Mançester Junajtid, kështu që fakti që nuk të japin asnjë shans, nuk është maksimumi. Pas asaj që kalova te Junajtid, e di që mund të përballoj çdo lloj gjëje. Qarkullonin thashetheme se nuk luaja, sepse shkoja në shtrat me vajzën e trajnerit, i cili ishte Mojes, dhe askush në klub nuk tentoi të më mbronte nga ato akuza.

U detyrova të luftoja me demonët e mi i vetëm, pa ndihmën e askujt. Nuk kisha asnjë shok pranë, sepse klubi vendoste dhe ku duhet të jetoja. Nuk më dhanë një makinë, siç bënin me të gjithë lojtarët. E përjetova atë ferr i vetëm, larg familjes time. Ndonjëherë e harrojmë që futbollistët janë qenie humane.

Kur isha të Junajtid kisha shumë para, por isha i trishtuar dhe në depresion. Njerëzit mendojnë që jeta jote është ndryshe, sepse ke para, je i famshëm dhe nuk të trajtojnë si gjithë të tjerët”, përfundon sulmuesi i Kristal Palas.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.