Barcelona zyrtarizon talentin e Bordosë dhe heq dorë nga Uillian

Tashmë është zyrtare: Malkom është futbollisti më i ri i Barcelonës, që ka kompletuar kështu “grabitjen”  ndaj Romës, me një operacion blic që anuloi fluturimin e talentit brazilian për në Romë, edhe pse klubi italian dhe Bordoja e kishin bërë zyrtare marrëveshjen.

Barcelona kishte javë të tëra që tentonte të merrte Uillian nga Çelsi, por klubi anglez refuzoi çdo ofertë, deri në 65 milionë euro.

Për këtë arsye, Barcelona u fut fuqishëm mbrëmë në garë për Malkom. Një telefonatë me drejtuesit e Bordosë dhe kalimi i anësorit të djathtë ofensiv u ndal, sepse Roma ofronte vetëm 32 milionë euro plus 4 milionë bonus, ndërsa Barça ka shkuar jashtë çdo parashikimi, duke paguar 41 milionë euro në dorë, plus një milion bonus.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online