Teuta bën pazar te Dinamo Zagreb, lëvizje e bujshme

Teuta i ka hedhur sytë nga talentet. Në Kosovë mori Roni Gashin dhe Florent Avdylin, kurse Laçit i “rrëmbeu” Sherif Kallakun. Nuk janë ndalur me kaq durrsakët, pasi nga Besëlidhja është afruar Seku Kamara, kurse nga Hajduku i Splitit Ardit Deliu.

Tashmë është momenti për të konkretizuar marrëveshjen me një tjetër lojtar. Ai është mesfushori Uendi Vecaj, i cili është formuar si lojtar te Vllaznia. Nga shkodranët u transferua te Dinamo e Zagrebit dhe ka luajtur me ekipin e dytë.

Tashmë ka ardhur momenti që Vecaj të rikthehet në Shqipëri dhe “Sport Ekspres” mëson se mund do të prezantohet te Teuta për çështje ditësh. Momentalisht Bledi Shkëmbi me ekipin e tij ndodhën në Ohër, ku po zhvillojnë fazën përgatitore.

Në Durrës, Vecaj do të gjente edhe lojtarë të tjerë shkodranë. Esin Hakaj dhe Arsid Kruja janë pjesë e durrsakëve dhe që të dy luajnë si titullarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online