Barcelona paralajmëron sulmuesin: “Rinovo ose nuk luan”

Barcelona po zhvillon një sezon brenda pritshmërive, teksa kampionët në fuqi të La Ligas, vazhdojnë të mbajnë kreun e kampionatit spanjoll me pesë pikë diferencë nga ndjekësit e Atletiko Madridit. Megjithatë, jo gjithçka po shkon vaj te klubi katalanas.

Sulmuesi maroken Munir El Hadadi, është kthyer në një çështje, pasi katalanasi nuk ka pranuar të rinovojë kontratën që i mbaron në fund të këtij sezoni. Sipas së përditshmes katalanse, “El Mundo Deportivo”, trajnerit Ernesto Valverde, i është komunikuar nga kryesia e klubit, se lojtari nuk do të grumbullohet më nga ekipi i parë për shkak të mospranimit të zgjatjes së marrëveshjes.

El Hadadi është  sulmuesi i vetëm rezervë i Barcelonës dhe në rast të ndonjë dëmtimi ose pezullimi të uruguaianit Luis Suarez, Valverdes nuk i mbetet gjë tjetër veçse të shpikë diçka nga hiçi, ose të hedhë sytë nga akademia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online