Të gjithë me siguri e kujtojnë verën e vitit 2008, me Barcelonën që largoi dy nga yjet kryesorë të ekipit, portugezin Deko dhe magjistarin Ronaldinjo.
Luzitani kaloi te Çelsi, ndërsa braziliani zgjodhi kalimin në Itali te Milani i Berluskonit. Lidhur me këto dy largime nga Barcelona, së fundmi ka folur një ish-katalanas si Aleksandër Hleb.
Bjellorusi ka zbuluar diçka interesante, ku ka treguar se Deko dhe Ronaldinjo u shitën nga Barça nga frika se mund të shkatërronin Lionel Mesin.
“Ronaldinjo dhe Deko vinin në stërvitje ndonjëherë të pirë. Kjo është arsyeja që në vitin 2008 u vendos që ata të shiten. Drejtuesit e Barcelonës kishin frikë se mos ata mund të shkatërronin Mesin”, rrëfeu Hleb.