Barcelona është klub i fuqishëm, i pasur dhe shumë i organizuar, por ndonjë gafë e bëjnë ehe punonjësit e saj. ESPN kanë publikuar sot një histori interesante rreth klubit katalan, që ka bërë një gafë komike.
Bëhet fjalë për një talent të Barcelonës, Ilaix Moriba, i cili sapo ka mbushur 16 vjeç dhe kjo e lejon të firmosë për çdo klub që ka dëshirë.
Mesfushori me origjinë nga Gana është pjesë e Spanjës U17 dhe shumë i talentuar, ndaj Barça i ka bërë ofertë shumë joshëse për ta mbajtur në klub.
Problemi është se e-maili nisur agjentit të futbollistit gabimisht iu dërgua drejtorit teknik të klubit rival të qytetit, Espanjolit.
Drejtuesit e Espanjolit mbetën gojëhapur kur lexuan e-mailin, sepse bëhej fjalë për shifra astronomike, më të larta se disa lojtarë të ekipit të parë te Espanjoli.
Moriba, gjithsesi, e ka arritur marrëveshjen me Barcelonën dhe sezonin e ardhshëm do të luajë me Barcelonën B.