Barcelona i mbyll derën: Grizman jo më prioritet, zbulohet shkaku

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Antuan Grizman vendosi të lajmëronte largimin nga Atletiko Madrid, por sulmuesi francez nuk ka zgjedhur ende ekipin e ri. U mendua se do të transferohej te Barcelona, por diçka e tillë nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë.

Pavarësisht se klubi katalanas e kërkoi me insistim verën e kaluar, ai i refuzoi duke vendosur të qëndronte në Madrid. Situata ka ndryshuar, Barcelona nuk e sheh më si objektiv thelbësor.

Sipas raportimeve të Marca, Josep Bartomeu është shprehur se nuk ka qëllim të nënshkruajë me Grizman. 28-vjeçari nuk është më prioriteti i kampionëve të Spanjës dhe presidenti dyshon në vlerat  e lojtarit, i cili përfiton një rrogë prej 17 milionë sterlinash në sezon.

Edhe lojtarët katalanas kanë dalë kundër tij. Një pjesë e madhe e tyre kanë mbetur keq nga mënyra që “ylli” i Atletikos zgjodhi për të lajmëruar të ardhmen sezonin e kaluar. Grizman refuzoi Barcelonën me anë të një dokumentari, aty ku deklaroi se do të qëndronte, duke lumturuar tifozët “colchoneros”.

Klauzola e tij ka rënë nga 120 në 105 milionë euro dhe kandidati kryesor për të marrë shërbimet e tij për momentin është Mançester Junajtid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *