PSG kërkon shërbimet e Ivan Rakitiç, por trajneri Ernesto Varverde nuk dëshiron të privohet nga një lojtar, të cilin e konsideron si një pikë kyçe të ekipit. Megjithatë, kroati ka një klauzolë prej 125 milionë eurosh dhe nëse francezët paguajnë këtë shumë, atëherë 30 vjeçari mund të kalojë në kryeqytetin francez.
Diçka e vështirë të ndodhë, sepse PSG duhet të shesë një nga yjet e saj, për t’iu shmangur FPF (fair-play financiar) dhe marrëdhëniet midis klubeve nuk janë të mira që nga momenti kur PSG pagoi klauzolën e Nejmarit.
Në tratativë mund të përfshihet dhe Rabiot, por spanjollëve nuk iu pëlqen kjo ide. Francezit i mbaron kontrata vitin e ardhshëm dhe ai mund të zbarkojë në Katalunjë pa asnjë shpenzim. Barcelona nuk ka ndërmend të negociojë për Rakitiç dhe e vetmja zgjidhje për parisienët është pagesa e klauzolës së tij.