Aleksandër Lakazet u shpall lojtari më i mirë i Arsenalit këtë sezon, çka ka bërë që skuadrat spanjolle, Atletiko Madrid dhe Barcelona të interesohen për shërbimet e tij. Pas shumë zërash ditët e fundit, ka folur vetë Lakazet, i cili tha:
“Këtë sezon, kam luajtur futbollin më të mirë timin në karrierë. Jam përmirësuar shumë dhe statistikat kanë qenë të kënaqshme. Interesi nga Barcelona? Jam krenar, por qëndroj te Arsenali. Këtu, ndihem i vlerësuar, punojmë shumë për njëri-tjetrin. Kam mësuar se po i ndihmove shokët e skuadrës, edhe ata do të të ndihmojnë ty.
Po ndërtojmë diçka të bukur dhe ndihem i lumtur që jam pjesë e këtij projekti. Trajneri i ri ka ardhur këtë sezon dhe ka bërë mirë. Duam të fitojmë Europa League, te Arsenali kam ardhur për trofe. Obamejang? Kur erdhi në fillim, shumë mendonin se do të ulesha në stol. Por kemi treguar se dimë të luajmë së bashku dhe partneriteti më të na ka bërë edhe më të fortë. Të dy luftojmë për këtë klub”, përfundoi sulmuesi francez.