Milani e ka mbyllur International Champions Cup me një fitore 1-0 ndaj Barcelonës, duke u kthyer në Itali me moral të lartë.
Në fakt, ishte një ndeshje e vuajtur për kuqezinjtë e Gatuzos, sepse Barça dominoi, sidomos në pjesën e parë. Pa shumë yje, katalanasit i kishin sytë tek afrimet verore Artur e Malkom, me mesfushorin që ishte pozitiv dhe sulmuesin që goditi edhe shtyllën në fund të pjesës së parë, përveçse i hapi shumë probleme mbrojtjes kuqezi.
Loja tipike e Barcelonës e sikletos gjithnjë Milanin dhe u desh një paraqitje e shkëlqyer nga Romanjoli dhe sidomos nga Donaruma, Njeriu i Ndeshjes, që të mos shënohej në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë pati me shumë ekuilibër, për shkak të ndërrimeve të shumta, ndërsa Andre Silva në kundërsulm shënoi në shtesë golin që evitoi gjuajtjen e penalltive. Gol i rëndësishëm për portugezin, i cili ka nevojë për moral dhe qetësi, sepse është në një moment delikat të karrierës dhe Milani mund ta shesë.
MILAN-BARCELONA 1-0
Shënues: André Silva 90’+2
MILAN (4-3-3): G. Donnarumma; Calabria (17’ st Abate), Musacchio (35’ st Zapata), Romagnoli, Rodriguez (17’ st Antonelli); Kessie, Locatelli (17’ st Mauri), Calhanoglu; Suso (35’ st Bonaventura), Cutrone (17’ st André Silva), Borini (17’ st Halilovic). Tr.: Gattuso
BARCELLONA (4-3-3): Cillessen (1’ st Ter Stegen); Semedo, Marlon (33’ st Mingueza), Lenglet, Miranda; Sergi Roberto, Rafinha (33’ st Ruiz), Arthur; Malcom, Paco Alcacer (1’ st Puig), Munir. Tr.: Valverde