Barcelona blen, por për të ardhmen

Pasi shiti Nejmarin te PSG, Barcelona ka miliona në arkën e vet, por atmosfera rreth klubit është shumë e zymtë.

Humbjet kundër Realit treguan se blaugranat po ecin pas, ndërsa blerja e mesfushorit brazilian Paulinjo për 40 milionë euro dukej si tallje, në një moment kur duhen yje.

Në pritje që të zhbllokohen bisedimet për Kutinjon ose Dembelenë, Barcelona ka blerë mbrojtësin Jerri Mina nga Palmeiras.

Mbrojtësi i kombëtares kolumbiane ka kushtuar 9 milionë euro, aq sa kishte klauzolën për prishjen e kontratës, por do të qëndrojë në Brazil deri në janar.

Me Samuel Umtiti dhe Zherard Pike në qendër Barcelona është dukur shumë e brishtë, aq më shumë që Havier Masçerano është tashmë në rënie, ndaj Mina duket një zgjidhje interesante për të ardhmen, edhe pse është vetëm 22 vjeç dhe nuk ka shumë eksperiencë. Gjithsesi, Mina ka fituar Kupën Sudamericana me Santa Fenë dhe është kampion në fuqi në Brazil.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online