Kenianët: Tiranë, hiqi duart nga “yjet” tanë!

Kenet Muguna është arsyeja e “luftës”. Sekretari Ngala është i qartë dhe i kujton bardhebluve se talenti i tyre është nën kontratë

Tirana kërkon të “bastisë” Gor Mahian, ish-klubin e drejtuar nga Ze Maria, pasi po tenton të joshë futbollistët më të mirë të skuadrës keniane. Kenet Muguna është talenti që mendohet si zëvendësuesi i Mervejl Nodkit, madje për të trajneri brazilian është shprehur pas miqësores me Lirinë e Prizrenit se ka nënshkruar me të. “Afrimet e Tiranës? Muguna që vjen nga Gor Mahia dhe Toni Mauexhe lojtar i Ugandës. Janë duke marrë lejen e punës. Mund të them gjithashtu se kanë firmosur kontratat me Tiranën”, ishin fjalët e Ze Marias, por nga Kenia vijnë lajme të tjera dhe pretendohet që Muguna nuk mund të largohet, pasi është nën kontratë. 21-vjeçari, i shpallur vjet lojtari më i mirë në Kenia, ka kërkuar largimin nga klubi dhe këtë e pranon edhe sekretari i përgjithshëm i klubit, Ronald Ngala.

“Ai ka shkruar një letër ku kërkon të largohet, por i kemi thënë jo. Ai duhet të presë deri në fund të sezonit. Këta lojtarë të rinj ndihen ndonjëherë sikur ne i bllokojmë nga marrëveshje më të mira, por ky nuk është nga ato raste”, shprehet Ngala, që më tej thekson në “Nation Sport” për Mugunën nuk ka asnjë ofertë zyrtare. “Tirana ka shfaqur interes për Mugunën nëpërmjet agjentit që solli Ze Marian këtu, por nuk ka asgjë zyrtare. Ne nuk kemi asnjë ofertë prej tyre.”

MESAZHI PËR ZE MARIAN

Kenet Muguna është “xhevahiri” i Gor Mahias dhe në Kenia nuk kanë ndërmend të lënë të lirë kollaj. Mesazhi i trajnerit Dilan Kerr është i qartë: “Ze Maria duhet ta lërë të qetë Kenet. Lojtari është nën kontratë me Gor Mahian dhe unë nuk dua që ai të largohet. Duket se Ze Maria i është qepur atij. Që kur ai u largua nga këtu dhe unë jam në këtë detyrë, i kam thënë atij ta lërë klubin të qetë”, thotë tekniku i Gor Mahia, ndërkohë që më tej ka edhe një këshillë për Mugunën. “Shqipëria nuk është një një vend i njohur për futbollin dhe Tirana sa di unë luan në divizion e dytë. Muguna është një lojtar cilësor dhe nëse ai do të jetë i duruar, ai do të ketë mundësinë të luajë në një ligë evropiane më të mirë”.

Tujisenge dhe Ualusimbi

Tirana kërkon të marrë nga Kenia edhe sulmuesin Zhakes Tujisenge, 25-vjeçarin që është pjesë e Kombëtares së Ruandës, si dhe mbrojtësin e majtë Godfrej Ualisimbi, pjesë e Gor Mahias që në vitin 2014, shok ekipi me Toni Mauexhe në Kombëtaren e Ugandës. Ngala edhe për këta futbollistë është shprehur se nuk do të largohen nga ekipi, duke bërë që Tirana të dalë “duarbosh”. “Fillimisht ekzistonte mundësia që të largoheshin, por tani janë të qetë. Besoj se mund ta themi me siguri që ata nuk do të largohen”, përfundon sekretari i klubit kenian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online