Barça alarm në prapavijë, vihet në lëvizje për 34-vjeçarin

Barcelona nuk po kalon një moment të mirë aktualisht, teksa rezultatet e javëve të fundit nuk kanë qenë brenda pritshmërive. Por përveçse rezultateve, katalanasit kanë marrë dhe lajme jo të mira nga infermieria, pasi dëmtimet e Samuel Umtiti dhe Tomas Vermalen kanë rezultuar më të rënda se nga çfarë pritej.

Për këtë arsye, Barcelona është vënë në lëvizje që në merkaton e janarit të afrohet me patjetër një qendërmbrojtës. Sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, blaugranat duket se kanë një emër konkret, që habit jo pak. Bëhet fjalë për serbin Branislav Ivanoviç. 34-vjeçar tashmë, mbrojtësi duket se shihet si një alternativë mjaft e mirë për mbrojtjen për gjysmën e dytë të sezonit, si pasojë edhe e eksperiencës që lojtari serb ka.

Ivanoviç aktualisht aktivizohet në Rusi, te Zeniti, teksa është sezoni i dytë për të në Shën Petersburg. Mbrojtësi 34-vjeçar, kaloi plot 9 vite në Angli, si lojtar i Çelsit, ku dhe fitoi gjithashtu trofeun e Champions në vitin 2012.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online