Kukësi nuk arriti të marrë më shumë se 1 pikë në takimin e luajtur sot përballë Teutës në Kamzë dhe për këtë, verilindorët fajësojnë arbitrat e këtij takimi, me kryesor Juxhin Xhajën. Më poshtë, do të lexoni dhe deklaratën e bërë nga klubi i Kukësit:
“FK Kukësi e konsideron arbitrimin e ndeshjes me Teutën tendencioz dhe me ndikim direkt në rezultat. Arbitri kryesor, Juxhin Xhaja, dhe ndihmësit e tij, nuk ishin në lartesinë e duhur dhe ne mendojmë se ata kane anuar nga kundërshtari.
Janë një mori rastesh në ndërhyrjet e parregllta që nuk jane dhënë për ne, ndërkohë që kulmi arrin në minutën e 75’, kur lojtari ynë, Kordeiro u pengua në zonë dhe Xhaja i ndodhur fare pranë aksionit nuk dha penallti për Kukësin
Ne e kontenstojmë këtë arbitrim dhe do kërkojmë ndërshkimin e arbitrit në fjalë,pasi me arbitrimin e tij te njëanshem në favor të Teutës ka ndërshkuar Kukësin”.