Takimi i parë i “Play-Off”-it të Serie B midis Veronës dhe Peskarës ka përfunduar në një barazim me rrjeta të paprekura. Ekipi Ledian Memushajt mund t’i kënaqet këtij rezultati, pasi tani një fitore minimale në ndeshjen e kthimit i siguron “delfinëve” kalimin në finale, ku do të ndeshjen me fituesin e çiftit Benevento – Çitadela për të vendosur skuadrën e tretë që do i bashkohet Leçes dhe Breshias në Serie A. Mesfushori vlonjat u aktivizua për 90 minuta në këtë takim.
Zhvendosemi në Kroaci ku Amir Rrahmani zhvilloi një ndeshje për t’u harruar me Dinamon e Zagrebit. Skuadra kryeqytetase u mund në finalen e Kupës nga Rijeka me rezultatin 3 – 1. Në përfundim të pjesës së parë trajneri Nenad Bjelica zëvendësoi mbrojtësin shqiptar.