Bano: Asgjë nuk ka mbaruar, por mbetemi të parët

Shkumbini kryesues ndiqet nga Devolli me vetëm me 1 pikë diferencë. Peqinasit nuk ndjehen të qetë për mbajtjen e kreut dhe këtë e pranon për SportEkspres.com edhe trajneri lushnjar i peqinasve, Artan Bano. Ai thekson se Butrinti nuk nënvlerësohet si kundërshtar.

“Kjo është ndeshja e radhës, por jo me nënvlerësim të kundërshtarit. Butrinti është skuadër që luan mirë edhe jashtë fushe, ndaj dhe vlerësimi ynë është maksimal. Gara po bëhet e vështirë dhe rivaliteti na bën të jemi të vëmendshëm deri në fundin e kampionatit. Asgjë nuk ka mbaruar”, kështu theksoi Artan Bano në deklarimin e tij.

Ndërsa për rivalitetin me Devollin për kreun e Grupit B, Bano thekson: “Ne jemi duke bërë detyrën tonë, e këtë do ta çojmë deri në fund. Sa për Devollin, është në të drejtën e tij të synojë më të mirën. Ne kreun do ta mbajmë deri në mbyllje të kampionatit dhe ky do të jetë objektivi ynë në çdo ndeshje”.

AGRON KAJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *