Baloteli: Seria A taktike dhe e mërzitshme, rikthehem vetëm për një ekip

Mario Baloteli u transferua gjatë merkatos së janarit tek Olimpiku i Marsejës, ekip me të cilin gjeti golin në ndeshjen e parë. Sulmuesi italian është rikthyer të flasë për kampionatin italian dhe zbulon ekipin me të cilin dëshiron të mbyllë karrierën.

Lojtarit nuk i pëlqen shumë taktika e madhe që ekziston në Serie A, por ai do të rikthehej vetëm te Breshia, aty ku është rritur. Ekipi i dallëndysheve, pjesë e së cilit është dhe Emanuele Ndoj, renditet në vendin e dytë në Serie B dhe po garon fort për t’u rikthyer në elitë pas tetë viteve mungesë.

Futbolli italian është shumë taktik dhe pak i mërzitshëm. Nuk kam menduar të kthehem në Serie A gjatë këtyre muajve, por nuk e mohoj dot se do të më kishte pëlqyer ta mbyllja karrierën me Breshian”, thekson 29-vjeçari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *