Baloteli firmos sërish në Francë

Mario Baloteli dhe Mino Raiola u menduan gjatë, dhanë sinjale për të testuar tregun, por në fund e kuptuan që si Nica nuk ka.

Në qytetin bregdetar francez sulmuesi u ringjall, shënoi 17 gola dhe ndihmoi Nicën të shkonte në Champions League.

Ambiciet e Balotelit mund të jenë më të mëdha, por truri i tij nuk është në lartësinë e talentit të tij. Kjo është kuptuar me kohë, ndaj Raiola e ka bindur të qëndrojë në Nicë.

Sot Nica njoftoi për rinovimin edhe për dy vjet, pa zbuluar shifrat, por do të jetë sërish ndër lojtarët më të paguar në Francë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *