Balak: Kriza e Bajernit është zmadhuar, Dortmundi s’ka eksperiencë

Ish-mesfushori i Bajernit dhe kombëtares së Gjermanisë, Mikael Balak, ka dhënë një intervistë për medien gjermane “sport1”, ku ka folur mbi situatën te kampionët e Gjermanisë dhe për kryesuesit aktual të Bundesligës, Borusian e  Dortmundit.

BAJERNI NË KRIZË? – “Mendoj se ky debat është zmadhuar, pasi Bajerni ka qenë shumë dominues në vitet e fundit dhe diferencat e tyre me pjesën tjetër të Bundesligës janë të mëdha. Është mbresëlënëse se sa dominues kanë qenë ata në vitet e fundit dhe sa shpejt e fitonin kampionatin. Nëse ndalet ky lloj dominimi, kritikat janë të pashmangshme. Duhet t’u përgjigjen kritikave me fitore”.

A KA SKUADRA LIDER ? – “Në futboll e sotëm ka gjithmonë e më pak liderë. Sot respektohet grupi dhe trajneri. Në të shkuarën lojtarët kishin më shumë vendimmarrje në fushën e lojës, pra kishin më shumë autonomi dhe si rezultat mund të flitej për lider të vërtetë.

DORTMUND – “Borusia ka një ambient të mirë dhe një trajner që meriton shumë respekt. Lojtarët kanë mësuar shumë shpejt nga ai. Luajnë një futboll që përveç se po u jep rezultate, është dhe i bukur për t’u parë. Ata e nisën sezonin me më pak presion se Bajerni, ndërkohë që nuk kanë pasur probleme me dëmtimet si bavarezët. Por, janë një skuadër shumë e re dhe mbetet për t’u parë se si do të vijojë sezoni tyre”, tha Balak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online