Bakajoko kalon testet mjekësore, pasdite firma

Tiemue Bakajoko ka mbërritur në Milano sipas planeve dhe dot ka kryer testet mjekësore. Pasdite mesfushori i marrë në huazim nga Çelsi pritet që të nënshkruajë kontratën me kuqezinjtë, kurse nesër do të vihet nën urdhrat e trajnerit Xhenaro Gatuzo.

Kuqezinjtë do të shikojnë sivjet ecurinë e Bakajoko dhe nëse bën mirë atëherë do të vendosin nëse do e blejnë nga Çelsi apo jo. Për të bërë tyrin duhen paguar plot 35 milionë euro. Mesfushori është vetëm 24 vjeç dhe do kërkojë të tregojë vlerat e tij në Serinë A.

Në të shkuarën ai ka qenë pjesë e Monakos në Francë. Atje ai spikati dhe blutë e Londrës shpenzuan 40 milionë euro për ta transferuar. Afrimet e bëra këtë verë bënë që trajneri Sarri të jepte “OK”-in e tij për transferimin e Bakajoko, që tanimë do të luajë me një klub të madh si Milani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online