Vllaznia në fushë, shumë pikëpyetje rreth kuqebluve

0

Vllaznia tashmë e ka një trajner dhe nga sot Hasan Lika pritet që të nisë nga puna me kuqeblutë. Detyra e trajnerit kryeqytetas do të jetë ndërtimi i një ekipi të aftë për t’u ngjitur sa më shpejt në Superiore. Baza e ekipit sigurisht do të jenë vendasit.

Gjithsesi ka shumë çështje që duhet të marrin përgjigje. E para ka të bëjë me listën e lojtarëve që do të jenë pjesë e Vllaznisë për sezonin e ardhshëm. Me interes pritet të shihet kush nga lojtarët e sezonit të kaluar do të qëndrojë në ekip dhe cilat do të jenë prurjet.

Privatizimi është një çështje tjetër me interes në Shkodër. Vlerësimi i aksioneve është bërë dhe tanimë pritet të shihet se si do të shkojë ky proces. Vllaznia tani e ka një çmim, por duhet zgjidhur një problem: borxhet e së shkuarës.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.