Arrihet akordi, Naser Aliji rival me Qakën dhe Llullakun

0

Naser Aliji është gati të rinisë me futbollin. Pas problemeve në familje (i vdiq i ati për shkak të një sëmundjeje të rëndë), mbrojtësi i majtë ka marrë një ofertë nga Rumania dhe sikurse raporton “digisport.ro” është gjetur akordi për të nënshkruar me Dinamon e Bukureshtit.

Mbetet të vijë zyrtarizimi dhe Aliji të rikthehet në fushën e blertë. Për herë të fundit është aktivizuar me Virtus Entelën në Itali. Në të shkuarën ai ka qenë pjesë e Bazelit në Zvicër, ndërkohë që ka provuar një eksperiencë edhe në Gjermani me fanellën e Kaizerslautern.

Dinamo e Bukureshtit nuk po kalon një moment të mirë dhe e ka të nevojshme të ndërhyjë në merkato. Klubi rumun ndodhet dy vende larg vendit të fundit dhe ka vetëm pesë pikë më shumë se Voluntari.

Në të shkuarën pjesë e Dinamos së Bukureshtit ka qenë edhe Elis Bakaj, por sikurse dihet, ai që ka lënë gjurmë ka qenë Sulejman Demollari. Ky i fundit kujtohet me nostalgji në Rumani, pasi ka shkëlqyer atje në sezonin 1991-1992, duke fituar titullin dhe duke u shpallur golashënuesi më i mirë i kampionatit.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.