Bajramaj besnik, Bytyçi: Falenderoj Zotin, mora kupë në këtë moshë!

Bylisi u shpall kampion i Kategorisë së Parë, ndërkohë që Mario Bajaramaj ishte autor i golit të dytë të ballshiotëve ndaj Vllaznisë. Mesfushori i formuar te Partizani, dhe të tjerë lojtarë, si Mario Bytyçi dhe Eri Lamçja, folën për RTSH Sport.

“Siç e thatë dhe ju, ishte një sezon perfekt. Dua të falënderoj stafin drejtues, presidentin, ekipin. Kemi bërë ndeshje shumë të mira gjatë gjithë sezonit, kemi presuar lart, kemi bërë ndeshje të mëdha. Sot, motivim i madh ishte presidenti, i cili ishte në dhomat e zhveshjes. Sezoni i ardhshëm? Nuk di të kem oferta tjera, besoj do të jem pjesë e Bylisit dhe sezonin e ardhshëm në Superligë”, përfundoi Bajramaj.

Mario Bytyçi, portieri pogradecar i Bylisit, pas ndeshjes me Vllazninë deklaroi: “Një sezon i vështirë që kurorëzohet me këtë Kupë. Jam shumë i emocionuar. Falënderoj Zotin që më dha këtë Kupë në këtë moshë. Falënderoj drejtuesit dhe të gjithë tifozët. Ia dedikoj familjes dhe nënës time në veçanti. Nuk e di nëse do vazhdoj, por do të flas me drejtuesit. Besoj se do jem”.

Eri Lamçja, autor i tre golave me ballshiotët, deklaroi: “Fillimi i mirë që kishte bërë skuadra, duke nisur nga merkato, më bindi. Kishin marrë lojtarë cilësorë si Zefi e Peposhi. Janë ekip që na kanë vënë vështirësi edhe kur isha te Luftëtari. Më joshi edhe presidenti, i cili më bëri një ofertë të mirë. Vllaznia ishte më mirë. Më 31 maj e mbyll me Bylisin, për vazhdimësinë nuk e di”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online