Canaj: Kjo Vllazni është pa dëshirë, ka shumë gjëra për të rregulluar

Trajneri i Vllaznisë, Agim Canaj, foli për “RTSH Sport” pas humbjes së finales kundër Bylisit, ku u shpreh: “Sot nuk shkuan mirë shumë gjëra. Unë e kam paralajmëruar para shumë javësh që na ka munguar motivimi, që kur u shpallëm kampionë të Grupi A. Sot na mungoi shpirti dhe uria për të fituar. Bylisi e meritoi, tregoi dëshirë dhe shpirt gare.

Te Vllaznia, ky grup ka gati 6 vite së bashku dhe në një finale, duhet të jepnim maksimumin. E them me bindje që ky ishte një ballafaqim me një skuadër që vjen nga niveli i dytë, i kam trajnuar dhe e di nivelin e tyre. Me të drejtë, e them që e merituan trofeun. Kjo është një këmbanë alarmi për të gjithë në Shkodër.

Duhen rregulluar shumë gjëra, pasi kam më shumë se 2 muaj që po mundohem t’i rregulloj gjërat. Po futemi në Superiore dhe duhet shumë punë që të ndërtohet kjo skuadër, ju bëj thirrje dhe atyre në Shkodër. Çdo gjë duhet prekur, jo se jam i mërzitur në aspektin teknik, por sot u pa që skuadra ka nevojë për shumë ndërhyrje për Superioren.

Unë tashmë kam ardhur te Vllaznia pa asnjë kusht, por e kam thënë që punoj me qejf. Ne po shikojmë ata që unë kam paralajmëruar prej shumë kohësh. Ne duhet të mësojmë nga gabimet e të shkuarës”, tha Canaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online