Bajernin e ndëshkon“ish”-i Gëce, kriza e Shalkes s’njeh fund

Bajerni i Mynihut ka ndalur ritmin e fitoreve duke barazuar 1-1 ndaj Augsburgut në “Allianz Arena”. Niko Kovaç kishte përdorur sërish rotacione të shumta në të gjitha repartet e ekipit, madje mesfushori i ardhur nga Shalke, Gorecka, u provua në rolin e mbrojtësit të majtë.

Pjesa e parë pati pak raste për të dyja palët. Ndërsa në fillimin e së dytës, Bajerni gjeti avantazhin me anë Arjen Roben, i cili mori një asist perfekt nga talenti gjerman, Serzh Gnabri.  Shifrat u barazuan në minutën e 87-të nga ish-lojtari i akademisë së Bajernit Feliks Gëce, vëllai i vogël i Mario Gëcez, i cili shtyu drejt rrjetës një top pas një goditje këndi.

Shalke pësoi humbjen e pestë radhazi ndaj Frajburgut dhe qëndron në vend të fundit të tabelës së Bundesligës me 0 pikë.  Situata është kritike dhe nga momenti në moment pritet shkarkimi i trajnerit Domeniko Tedesko.  Hofenhajmi mundi në transfertë 1-3 Hanoverin dhe bëhet gati për sfidën e javës së ardhshme, ku djemtë e Nagelsman presin Lajpcigun.

Bundesliga java V

Verder B. – Herta B   3 – 1

Bajern – Augsburg   1 – 1

Hanover – Hofenhajm 3 – 1

Frajburg – Shalke 1 – 0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *