Bajerni i Mynihut pritet të ketë një merkato vere shumë të ngarkuar, me emra si Pavard, Haiverc dhe Hodson-Odoi që pritet të transferohen në Mynih. Përveç këtyre tri afrimeve, një tjetër emër është në planet e kampionëve të Gjermanisë.
Sipas francezes “L’Equipe”, Bajerni ka nisur bisedimet me yllin e Lilës, Nikolas Pepe. Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë po kalon një sezonit të shkëlqyer në Ligue 1, pasi ka shënuar 16 gola në 26 takime deri më tani. Kjo formë e shkëlqyer e 23-vjeçarit ka bërë që shumë klube të mëdha të interesohen për të.
Pepe luan kudo në repartin e sulmit dhe trajneri i Bajernit, Niko Kovaç është një admirues i lojës së sulmuesit. Me shumë gjasa, bavarezët do të bëjnë një ofertë zyrtare për shërbimet e ylli të Lilës gjatë javëve të ardhshme.