Fitore, gola, zbavitje, por te Bajerni nuk ka shumë buzëqeshje. Triumfet e deritanishme janë një rutinë, ndodhin çdo sezon dhe askush nuk llogarit më Bundesligën, ndërsa në këtë moment situata është shumë e nderë për shkak të dëmtimeve.
Të shtunën vijoi seria negative, sepse Korentin Toliso doli që në pjesën e parë pas një përplasjeje të ashpër me Foland, ndërsa në pjesën e dytë Rafinja u dëmtua pas një faulli të rëndë nga Belarabi, i cili doli me karton të kuq.
Just in case someone thinks Bellarabi didn't deserve a red card. pic.twitter.com/3ltywIcnhR
— Sam (@5amuelinho) September 15, 2018
Ne mbrëmje lajmi i hidhur: Toliso është dëmtuar rëndë në menisk dhe do të mungojë për disa muaj. Edhe Rafinja ka dëmtim serioz, sepse ka dëmtim në ligament dhe do të mungojë për të paktën 4 javë.
Pas ndeshjes trajneri Niko Kovaç ishte tym: “Faulli nga Belarabi ishte më shumë se për karton të kuq. Po lidhem nga kjo situatë, jemi bërë pre e lehtë”.
Shumë më i ashpër presidenti Uli Hënes: “Faulli i Belarabit është prej të sëmuri mendor. Meriton tre muaj pezullim për atë idiotësi”.