Bajerni përforcon mesfushën, 40 milionë euro për katalanasin

Bajerni i Mynihut ka finalizuar transferimin e tretë të merkatos së verës. Skuadra ka pranuar të aktivizojë kluazolën prej 40 milionë eurosh të talentit të Espanjolit, Mark Roka. Futbollisti katalanas do të jetë përforcimi i parë i Bajernit në repartin e mesfushës.

22-vjeçari aktivizohet si mesfushor organizator, pozicion ku Bajerni ka mungesë të theksuar lojtarësh pasi i vetmi lojtar me këto karakteristika te kampionët e Gjermanisë është spanjolli Havi Martinez.

Roka do të firmosë një 5-vjeçare me klubin bavarez. Transferimi i Rokës i çon në 150 milionë euro shpenzimet e Bajernit gjatë merkatos së verës. Më parë kampionët e Gjermanisë shpenzuan 110 milionë euro për kartonët e dyshes francez “Pavard-Hernandez”.

https://www.youtube.com/watch?v=oXn4I5GE7Io

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online