Bajerni i shton klauzolë, Ançeloti largohet në verë?

0

Bajerni duket se e ka humbur durimin me trajnerin Karlo Ançeloti. Ndryshe nga sezoni i kaluar, kur gjëra te ecën mirë që në fillim, por skuadra ra në fundin e sezonit, sivjet gjërat kanë marrë ters që në verë. Kështu, sipas asaj që raporton “ESPN”-ja në SHBA, drejtuesit e klubit bavarez po planifikojnë largimin e parakohshëm të italianit. Kontrata aktuale e këtij të fundit përfundon pas dy vitesh (2019), por klubi duket se do t’i shtojë një klauzolë, në bazë të së cilës 58-vjeçari mund të lërë skuadrën në qershorin e ardhshëm duke përfituar një shumë të majme parash. Pra, Ançeloti i bie që ka vetëm një sezon kohë për të fituar trofeun e shumëpritur, Ligën e Kampionëve, ose përndryshe do të marrë telefonatën e largimit. Tragjike, apo jo? Epo, ky është futbolli.

Gjendja – Bajerni nuk është aspak mirë. Pas miqësoreve të turpshme të gushtit, skuadra po luan dobët edhe në kampionat dhe, ndonëse fitoi 3-0 me Anderlehtin, lojtarët patën përplasje me njëri-tjetrin. Humbja 2-0 me Hofenhajmin fundjavën e kaluar ishte një alarm i madh dhe mediet kanë nisur me kritikat, ashtu si ekspertët e futbollit gjerman. Përveç kësaj, disa lojtarë kryesorë si Robert Levandovski, Tomas Myler dhe Frenk Riberi po shprehen në versione krejt të pazakonta, duke u ankuar brenda dhe jashtë fushës. Drejtuesit kanë nisur me dënime dhe gjoba, por ndoshta këto nuk do të mjaftojnë dhe “kokë turku” do të bëhet Karletoja.

Pasuesi – Ky lajm bëhet edhe më i besueshëm duke kujtuar një tjetër para tij. “BBC” para pak ditësh raportoi se Julian Nagelsman po projektohet si pasues i Ançelotit për verën e ardhshme. Mos vallë është rastësi që trajneri i Hofenhajmit nuk u shkrua se do të lërë ekipin e tij në vitin 2019, kur i përfundon kontrata, por fiks vitin që vjen? Pra, janë dy lajme të ngjashme, të cilat kanë trazuar jo pak gjërat në Mynih. Ndryshime të mëdha priten!

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online