“Guardiola la Bajernin se nuk ia plotësuan dëshirat”

Ilkai Gyndogan ka zbuluar arsyen reale pse Pep Guardiola është larguar nga Bajerni para dy vitesh. Sipas tij, nëse drejtuesit do ta linin të qetë, katalanasi do të vazhdonte të punonte në Mynih. Mesfushori, i cili aktualisht luan te Siti, së fundmi është shprehur se Pep e ka kërkuar kur ishte trajner i bavarezëve bashkë me Leroi Sanenë, por Bajerni nuk ia ka pranuar sugjerimet.

“Unë dhe ai ndajmë të njëjtën ide për futbollin, pra të mbajmë topin, ta dominojmë kundërshtarin në mesfushë. Bajerni nuk ia plotësoi dëshirat atij”, – ka thënë gjermani.

Biografi i Guardiolës ka shkruar të njëjtat gjëra për trajnerin dhe aventurën e tij në Mynih. Sipas tij, Pep ka dashur të formojë një mesfushë të përbërë nga Tiago Alkantara dhe Gyndogan, e cila do të ishte në kategorinë e dyshes së dikurshme që kishte te Barcelona, Ksavi-Iniesta, por Bajerni planet i ka pasur ndryshe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online