Në Gjermani ende janë me idenë se nuk ia vlen që të investosh pa fund, për të afruar lojtarë. Bajerni është një skuadër që i përmbahet traditës dhe deri më tani nuk ka bërë asnjë çmenduri në merkato. Rekordi i bavarezëve është 43 milion euro, shifër kjo e shpenzuar për Tolison.
Gjithsesi, logjika është që duhet të ecësh me tregun dhe kampionët e Gjermanisë mund të thyejnë tabunë që në janar. Siç shkruhet nga “Corriere di Torino”, gjermanët mund të ofrojnë deri në 100 milionë euro për shërbimet e argjentinasit. Do të ishte vërtetë një shifër e jashtëzakonshme, kjo për faktin se “Zonja e Vjetër” nuk kënaqet me pak.
Afrimi i Ronaldos i ka ngushtuar hapësirat në sulm dhe me shumë gjasa në verë 24-vjeçari mund të marrë valixhet. Në Gjermani e presin krahëhapur, por mbetet për t’u parë nëse Bajerni do i qëndrojë këtij mendimi, apo do të vijojë të ruajë traditën.