Bajern heq dorë nga Pulisiç, interesi rritet nga Anglia

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Kristian Pulisiç po bën mjaft mirë te Dortmundi, duke tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave në Europë. Bajern kishte interes konkret për lojtarin amerikan, por tashmë ka ndryshuar objektiv dhe synon Havertz të Leverkusenit.

Dortmund nuk po arrin dot që të rinovojë me lojtarin anësor dhe tani po sheh mundësinë që ta shesë 20-vjeçarin, për të arkëtuar një shifër të konsiderueshme. Interes ka nga Anglia, me Liverpulin, i cili prej kohësh e ndjek në distancë situatën dhe është gati për të bërë ofertë.

Gjithsesi, nuk do të jetë e lehtë për ”The Reds”, pasi në garë për shërbimet e lojtarit në fjalë është futur edhe skuadra e Çelsit. Blutë e Londrës kanë dërguar disa herë skaut për ta ndjekur Pulisiç dhe janë bindur nga aftësitë e tij, ndaj nuk do të ishte çudi që Dortmund të hapte një ankand për lojtarin, të cilit i mbaron kontrata në fund të sezonit të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *