Avullojnë biletat, vetëm një tribunë ende në shitje

Takimi mes Tiranës dhe Partizanit është një nga sfidat më tërheqëse për tifozët, të cilët nuk duan që të humbasin ndeshjen më të madhe të kryeqytetit. Fakti që Tirana ka qenë edicionin e shkuar në Kategorinë e Parë, derbi i ka munguar kryeqytetit dhe interesi për këtë ndeshje është shumë i madh.

Interesi për biletat ka qenë shumë i madh dhe me shumë gjasa nesër nuk do të ketë më asnjë biletë në treg. “SportEkspres.com” u interesua për shitjen e biletave dhe mësohet se vetëm në sektorin G ka ende bileta, por ritmi i shitjeve është mjaft i latë dhe deri në mbrëmje nuk është çudi që të mos ketë asnjë biletë.

Pritshmëritë për tifozët nesër janë maksimale. Spektakli nga mbështetësit nuk ka munguar asnjëherë dhe me shumë kureshtje priten dhe koreografitë që do të shpalosen nesër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *