Shulku takim me drejtuesit, gjithçka gati për Partizani-Tirana

Kur duhen dhe pak më shumë se 34 orë që të luhet derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me të dyja klubet po kujdesen që të merren të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që të evitohen problemet gjatë kësaj ndeshje.

Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, ka pasur një takim ditën e sotme me drejtuesit e klubeve ku kanë diskutuar dhe një herë para ndeshjes për masat në këtë sfidë. Kujtojmë që do të jetë ndeshja e parë pa praninë e policisë së shtetit, e cila do të qëndrojë në ambientet e jashtme të impiantit.

POSTIMI I PLOTË I FSHF-SË

“Pas takimit të djeshëm në Drejtorinë e Policisë të Qarkut Tiranë, në lidhje me derbin e kryeqytetit Tirana-Partizani, FSHF ka iniciuar sot një takim të dytë në zyrat e saj nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Ilir Shulku, përfaqësuesve të klubeve respektive të kryeqytetit, Tiranës e Partizanit, shefit te Sektorit të Garave, Lysien Nurishmi, si dhe autoriteteve të sigurisë private.

Si një çështje shumë sensitive për garantimin e sigurisë publike për specifikën e një ndeshje të tillë derbi, sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku u solli edhe një herë në vëmendje palëve angazhimin e tyre maksimal, për mbarëvajtjen e një takimi të tillë. Ai ftoi përfaqësuesit e klubeve të gjejnë dakordësinë e tyre në lidhje me vendqëndrimet e tifozerive përkatëse, teksa nga ana e tij Drejtori i klubit Tirana, Arbi Laçi garantoi marrjen e masave totale për të mos pasur asnjë problematikë serioze mes tifozerive gjatë derbit. Gjithashtu sekretari Shulku ftoi klubet të vazhdojnë komunikimet e tyre sensibilizuese me tifozeritë respektive për të shmangur çdo incident të mundshëm që do t’ia cenonte bukurinë një derbi të tillë.

FSHF nga ana e saj do të vazhdojë të ndjekë me kujdesin maksimal çdo detaj organizues për një ecuri sa më normale të takimit. Ajo gjithashtu kërkon një vigjilencë të madhe edhe nga forcat e policisë së shtetit, të cilat edhe pse nuk do të jenë brenda perimetrit të stadiumit, sërish ftohen të jenë në gatishmëri të plotë për çdo eventualitet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online