Atletiko Madrid është një ndër klubet më të dëmtuar në këtë fillim merkatoje, teksa nga madrilenët kanë shpallur zyrtarisht largimin katër lojtarë. Një prej tyre është Diego Godin, i cili ishte një ndër më të rëndësishmit në ekipin e Simeones.
Gjithsesi, drejtuesit e “Los Colchoneros” nuk kanë humbur kohë dhe kanë zyrtarizuar në orët e vona të mbrëmjes së kaluar transferimin e parë, që shihet edhe si zëvendësuesi ideal për uruguajanin. Ai është mbrojtësi brazilian Felipe, i cili është blerë nga Porto për plot 20 milionë euro.
Një transferim i tillë po përflitej prej kohësh, por vetëm një natë më parë ka ardhur zyrtarizimi, ku me një komunikatë publike, Porto ka njoftuar shitjen e mbrojtësit 28-vjeçar tek Atletiko Madrid për shumën e 20 milionë eurove. Detajet e kontratës pritet të zbulohen në prezantimin e Felipes.