Sa herë ju ka ndodhur duke parë ndonjë ndeshje futbolli dhe kur shënon dikush ndonjë gol të lehtë themi “Atë e bëja edhe unë”?
Një tifoz i Romës, Marko, mendoi të njëjtën gjë dhe kur Roma postoi në Twitter një video të golave të turkut Xhengiz Under, duke thënë se sulmuesi do të kthehej shumë shpejt në fushë pas një dëmtimi, komenti i tifozit ishte pikërisht ai më sipër: “Atë gol, në Parma, e shënoja edhe unë”.
OK, sponsori i Romës, Hyundai, vendosi ta shfrytëzonte këtë për të bërë një video promocionale, por plot humor brenda, sepse e kontaktoi tifozin dhe e ftoi në stadium. Më pas Markos së shkretë i thanë: “Pa hë, futu në fushë e na trego a di ta bësh atë gol si Under?”.
Shihni a ia doli tifozi humorist…
Imagine saying, ‘Even I could have scored that goal’ and getting brought to the Olimpico to prove it!
But that’s exactly what happened to Marco, thanks to @HyundaiEurope! ?
#ForTheFans
pic.twitter.com/nCEEqpI6nO— AS Roma English (@ASRomaEN) April 11, 2019