Tole: Partizani me një dorë te titulli, më surprizoi Flamurtari

Ish-futbollisti i Partizanit dhe Kombëtares, Afrim Tole, pas ndeshjeve të javës së 28-të deklaron për SportEkspres.com se të kuqtë e kanë prekur titullin kampion me njërën dorë. Ai flet edhe për garën në fundin e renditjes, ku mendon se rivaliteti pas fitores së Kastriotit me Luftëtarin është rritur edhe më shumë. Në këndvështrimin e Toles, java e 29-të i ka të gjitha sfida shumë të forta, por edhe këtë javë sipas tij nuk priten ndryshime të dukshme në renditje.

INTERVISTOI: AGRON KAJA

Si i përshkruani rezultatet e javës së 28-të të Superiores?
-Deri diku, mendoj se të gjitha rezultatet ishin të pritshme. Përjashtoj fitoren e Flamurtarit me Teutën, që më shumë shikohej për një barazim. Partizani pritej që të fitonte, nuk mund të bënte hap fals si në Kupë. Ndërsa Kastriotin e prisja me atë grintë.

Ku mendonit se mund të kishte ndonjë rezultat ndryshe në këtë javë?
-Në ndeshjen Laçi-Kukësi nuk pritej fitorja e kuksianëve, sepse Laçi vinte pas një fitore të thellë ndaj Teutës e në stol ka një trajner ekspert. Edhe këtu më shumë pritej një barazim, ndërsa rezultatet e tjera ishin gati të lexueshme.

Me këtë fitore të pastër ndaj Skënderbeut, e prek Partizani titullin kampion me njërën dorë?
-Unë mendoj se me këtë fitore Partizani e ka arritur titullin kampion, por vetëm me njërën dorë. Janë edhe 8 ndeshje me 24 pikë dhe gjithçka është në lojë. Por, java e 29-të i jep një frymëmarrje Partizanit, pasi e ka pushim dhe ka mundësi të rikuperojë të dëmtuarit.

Si e shikoni luftën në fundin e renditjes mes Luftëtarit, Tiranës e Kastriotit?
– Të tria këto skuadra janë të rrezikuara për të zbritur në Kategorinë e Parë. Luftëtarin e Kastriotin i shoh më shumë aktivë dhe me grintë në lojën e tyre, ndërsa Tirana duket sikur e ka të siguruar mbijetesën. Por rrezikun mendoj se e ka shumë pranë.

Java e 29-të luhet e gjitha të dielën, cilën do ta veçoni si kryendeshje?
-Të gjitha janë ndeshje të forta, sepse jemi në një fazë ku të gjitha skuadrat kërkojnë të arrijnë synimet e tyre. Mendoj se Kukësi fiton ndaj Flamurtarit, e po kështu Luftëtari ndaj Laçit. Skënderbeu-Kastrioti dhe Teuta-Tirana i mendoj për barazim. Nuk do ketë shumë lëvizje në renditje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online