Sytë nga infermieria, tre pikëpyetje për Luftëtarin

Luftëtari nuk ka asnjë lojtar të pezulluar prej kartonëve, por shqetësimi kryesor në kampin bluzi kanë qenë të dëmtuarit. Gjithsesi trajneri Julian Ahmataj u shpreh optimist pas sfidës me Kastriotin, duke u shprehur se presin që të ketë të rikuperuar. Kjo pasi lojtarët kanë dëmtime të lehta.

Në Fushë-Krujë munguan lojtarë si kapiteni Behar Ramadani dhe mbrojtësit Rustem Hoxha dhe Xhekson Ferreira. Gatishmëria e këtyre futbollistëve për ndeshjen e radhës me Laçin do të ishte një lajm i mirë.

Trajneri Julian Ahmataj i ka sytë nga infermieria, por gjithsesi në kampin bluzi e kanë të qartë se asnjë objektiv tjetër veç fitores do t’i kënaqtë ata. Kastrioti i vendit të parafundit ka vetëm katër pikë më pak dhe një rezultat pozitiv do ta thellonte distancën, duke ditur që krutanët luajnë në transfertë me Skënderbeun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online