Është Spal anti-Juventusi! OK, humor, e dimë të gjithë që nuk ka për të ndodhur kjo gjë, por pas 4 javësh të shohësh Spalin e vogël në vendin e dytë, tre pikë poshtë Juves, është impresionuese.
Sot Spali fitoi 2-0 ndaj Atalantës dhe ishte nata e madhe e Petanjës. Sulmuesi i fuqishëm formonte një dyshe fantastike me Gomez sezonet e fundit, por Atalanta në verë e shiti çuditërisht.
Sot Petanja mori hak, me dy gola në fillim të pjesës së dytë, duke çuar në delir tifozerinë vendase.
Atalanta luajti dobët, nuk reagoi pas golave dhe mbetet në kuotën e 4 pikëve, pranë fundit të tabelës.
Asnjë minutë për Etrit Berishën dhe Berat Gjimshitin, të dy në një pozitë aspak komode, sepse trajneri Gasperini nuk i sheh më.