Aspak tolerancë, Dortmundi pa kapitenin në sprintin final

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Dortmundi mori një humbje tronditëse ndaj Shalkes në derbi fundjavën që lamë pas, duke i dhënë një goditje të rëndë shpresave për titullin kampion. Përveçse humbjes, verdhezinjtë e mbyllen ndeshjen me nëntë lojtarë.

 

Ulf dhe Marko Rojs u ndëshkuan me karton të kuq, me këtë të fundit që do të jetë një mungesë e madhe për ekipin e tij. Pikërisht ditën e sotme është bërë i ditur edhe dënimi për gjermanin, i cili do të mungojë për 2 ndeshjet e radhës, kundër Verder Bremen në transfertë dhe Dyseldorfit në shtëpi.

Kur kanë mbetur edhe tri javë nga fundi, Bajerni i Mynihut udhëheq me dy pikë më shumë se Dortmundi, që shpreson që bavarezët të ndalen për të arritur te titulli kampion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *