Ashtu si pritej, Leonardo Bonuçi është pezulluar për dy ndeshje nga Gjykatësi Sportiv në Serinë A.
Bërryli, i kapur nga telekamerat dhe i sinjalizuar nga arbitri shtesë (VAR), i kushton shtrenjtë mbrojtësit të Milanit, që do të mungojë të mërkurën në Verona ndaj Kievos dhe të shtunën në San Siro ndaj Juventusit.
Që pas ndeshjes kundër Xhenoas po flitej për mundësinë e pezullimit me dy ndeshje, sepse ishte karton i kuq direkt dhe lojë e rrezikshme, ndaj as për apel nuk ka vend.
Ecco la gomitata di #Bonucci sanzionata con il rosso dopo l’intervento del #VAR decisione giusta? ? @nonleggerlopic.twitter.com/IuWNlzG0NE
— OddscheckerIT (@OddscheckerIT) October 23, 2017