45 minuta “tufan”, Skënderbeu “plaçkit” Durrësin

Skënderbeu ka arritur që të marrë fitoren e radhës, duke u arratisur në vendin e parë i vetëm me 19 pikë. Korçarët e panë veten në disavantazh që në minutat e para të ndeshjes. Një goditje e bukur me kokë nga ana e Amdau Latif i shtangu korçarët në fraksionin e parë që  bënë shumë pak për të arritur të barazonin. Me fillimin e pjesës së dytë ishte Taku ai që përfitoi nga një rrëmujë në mbrojtje dhe barazoi gjithçka. Në të 66-ën një top i prekur me dorë brenda zonës durrsake konsiderohet 11-metërsh nga gjyqtari Kola që akordon 11-metërsh. Lilaj tregohet i saktë duke i dhënë avantazhin skuadrës së tij. Pa u mbushur 5 minuta Soue shënon emrin e tij në listën e shënuesve. Korçarët nuk u mjaftuan dhe kërkuan sërish të shënonin. Mici brenda zone gjen kontakt me Beqajn dhe shtrish 11-metërsh. Lilaj i lë radhë Muzakës që shënoi dhe golin e katërt. Një fitore që vlen shumë për juglindorët që konfirmohen si një skuadër e frikshme.

 

 

Kategoria Superiore – Java 7

E hënë, më 23 tetor, ora 17:00

Stadiumi “Niko Dovana” Durrës

Teuta – Skënderbeu        1-4

Goli: Amadu Latif 8′ / Taku 50′, Lilaj 67′ (pen), Soue 72′, Muzaka  77′ (pen).

Teuta: Moçka, Beqja (Beqaj 76′), Shkalla, Hrkaç, Hakaj, Hila (Bilali 73′), Lena, Dosti, Çyrbja, Dediç (Shehaj 80′), Latif. Të gatshëm: Kastrati, Sykaj, Abe, Osemene. Trajner: Gugash Magani

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Jashanica, Aliti, Mici, Dita (Osmani 31′), Muzaka (Shkodra 79′), Lilaj, Taku, Xhejms, Soue (Gripshi  84′). Të gatshëm: Teqja, Lulaj, Kelmendi. Trajner: Ilir Daja

Kartonë të verdhë: Shkalla 42′, Dediç 46′  / Xhejms Adeniji 37′, Osmani 47′, Mici 60′

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Egin Doda, Ermal Barushi, Gernat Qirici

Delegat: Lysien Nurishmi; Vëzhgues: Sokol Jareci

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online