Taulant Xhaka po rigjen formën më të mirë dhe një ditë më parë ishte protagoniste me Bazelin, teksa asistoi në golin e vetëm që skuadra e tij shënoi në transfertë kundër Zyrihut. Mesfushori e nisi nga minuta e parë dhe te goli shmangu bukur një kundërshtar dhe pasoi saktë për Kampo, i cili shënoi golin e avantazhit.
Gjithsesi katër shqiptarët e Zyrihut (Toni Domgjoni, Mirand Kryeziu, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli) nuk dolën të humbur në fund, pasi në të 76’ Jagne realizoi golin që i dha një pikë skuadrës së tij. Sot, si zakonisht “Blick” ka publikuar formacionin më të mirë të javës dhe Xhaka nuk bën pjesë në të.
Por mes të mirëve është përfshirë një tjetër shqiptar dhe ai është mesfushori Idriz Voca, i cili është pjesë e Kosovës, por më parë ka qenë edhe në fokusin e moshave të Shqipërisë. Në fund bëri zgjedhjen e tij dhe tanimë është pjesë e Lucernës në Zvicër.
Ditën e djeshme ai ka shënuar golin e vetëm për ekipin e tij në transfertë kundër St. Gallen. Një gol me rëndësi, që i dha tre pikët Lucernës, ndaj edhe nuk mund të mbetej jashtë “Top11” të javës.