Tashmë është modë, tre ditë kampionat edhe këtë javë

Superiorja la pas javën e dytë dhe të premten ekipet zbresin menjëherë në fushë. Dy ekipet e kreut, Skënderbeu e Laçi, përballen mes tyre në Korçë. Pa praninë e tifozëve, dy ekipet do tentojnë maksimumin në këtë përballje. Superkupa ishte edhe një barometër për të dyja ekipet. Korçarët  sigurisht që synojnë pikët e plota. Edhe pse pa tifozë, ndeshja luhet me ndriçim, prej orës 19:45. Orari mund edhe të pësojë ndonjë ndryshim.

Të shtunën luhen dy takimet e tjera. Në Gjirokastër Luftëtari pret Flamurtarin. Për bluzinjtë ka vetëm një rezultat që pranohet dhe është fitorja. Deri më tani bluzinjtë njohin vetëm humbje. Por kundër vlonjatëve kurrsesi nuk do të jetë e lehtë. Ky takim zhvillohet prej orës 16:45.

Tri orë më vonë Partizani do të luajë ndeshjen e parë në shtëpi. Përballë të kuqtë do të kenë Kastriotin e ngjitur në elitë. Me siguri skuadrës kryeqytetase u kujtohet ai barazim pa gola me Lushnjën, ndaj edhe nuk mund të ketë nënvlerësim për kundërshtarin. Për t’u theksuar është fakti se ndeshja luhet pa tifozë.

Java e tretë mbyllet me dy takimet e së dielës. Teuta-Kamza është sfida e parë. Në “Niko Dovana” ekipet zbresin në fushë prej orës 16:45. Në mbrëmje Kukësi pret Tiranën në “Elbasan Arena”. Dy ekipet do kërkojnë të lënë pas krizën dhe fundin e tabelës.

Kategoria Superiore – Java 3

E premte, 31 gusht 2018
Skënderbeu-Laçi, ora 19:45

E shtunë, më 1 shtator
Luftëtari-Flamurtari 16:45
Partizani-Kastrioti 19:45

E diel, më 2 shtator
Teuta-Kamza 16:45
Kukësi-Tirana 19:45

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online