Sulmuesi i Partizanit dhe autori i golit, Jasir Asani foli pas ndeshjes kundër Kukësit, ku u ndalua më shumë te penalltia dhe te festimi i golit të tij. Për “Supersport”, Asani tha:
“Penalltia? Cuculi vetë më tha vetë që ishte penallti. Ajo edhe me VAR ishte penallti. Nuk e di, ai rast ishte penallti, kushdo që të jetë, unë, Bardhi, dikush tjetër. Nuk është e thënë që isha unë edhe e vodha.
Ne kemi pasur shumë mungesa të rëndësishme. Telushi u dëmtua, Mala. Bardhi nuk ishte në 100% e tij. Megjithatë, të gjithë ata që ishin në fushë bënë një ndeshje të mirë. Unë isha shumë i sigurt që do të shënoja te penalltia, kisha besim shumë.
Mos të flasim që tani për titullin, pasi kemi dhe 9 ndeshje. Ka shumë skuadra të forta në Superiore dhe çdo sfidë është e vështirë. Ne të vazhdojmë kështu me këto ritme. Festimi? E kuptojnë ato sipër, pasi nuk duhet të flasin nëpër intervista se Partizanin e lëshojnë gjunjët. Gjunjët tanë janë shumë të sigurt dhe shumë të fortë.
Mendimi im është që lojtari më i mirë ende nuk jam unë. I gjithë grupi, i gjithë stafi, presidenti kanë bërë një punë të shkëlqyer. Nuk ka dallime të Partizani, por të gjithë punojmë për të qenë të suksesshëm dhe për të fituar” tha Asani.