Asani-Progni shtyjnë Vllazninë drejt skëterrës

Partizani mund Vllazninë, duke i shtyrë shkodranët në Kategorinë e Parë. Jasir Asani dhe Gerhard Progni janë autorët e dy golave për të kuqtë, të cilët nuk toleruan asnjë moment ndaj shkodranëve, që me këtë humbje, e shohin veten, pothuajse në Kategorinë e Parë.

Të kuqtë e Dalipit kanë kontrolluar takimin në çdo moment të tij, ndërkohë që kuqeblutë e Ernest Gjokës edhe pse janë munduar sidomos në pjesën e parë, duke pasur edhe raste nuk arritën t’i konkretizonin. Goli i Asanit në pjesën e parë, falë një aksioni personal dhe fantastik të shqiptarit me pasaportë maqedonase si dhe goli i Prognit, i ardhur nga gjumi i mbrojtjes kuqeblu, në gjysmën e pjesës së dytë ishin ndoshta epilogu i një sezoni të tmerrshëm të shkodranëve, të cilët pas humbjes së sotme, duhet të pranojnë fatin e tyre. Rënien në Kategorinë e Parë, edhe pse matematikisht akoma janë në lojë për të qëndruar në Kategorinë Superiore.

 

Golat

32?- Perlë e Asanit. Sulmuesi shqiptar merr një top në mesfushë dhe avancon drejt portës shkodrane, kalon Pjeshkën e Malotën dhe në hyrje të zonës godet diagonal dhe shënon, duke çuar në avantazh Partizanin.

64?-Progni merr një top nga mesfusha, sheh që porteri Sherri del keq dhe godet menjëherë, duke çuar në 2-0 rezultatin e takimit. Mbrojtja e shkodranëve në gjumë.

 

Partizani – Vllaznia 2-0

Shënues: Asani 32′, Progni 64′

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Gojkoviç, Belica, Kalari (Fejzullahi 59′), Mala, Telushi, Bardhi, Asani (Çulum 71′), Abdurrahimi, Progni (Trashi 66′). Trajner: Klevis Dalipi. gatshëm: Xhika, Atanda, Çani, Sulejmani.

Vllaznia: Sherri, Çinari (Ribaj 61′), Krymi, Mersini, Pjeshka, Gocaj, Malota, Lika, Vucaj, Sukaj, Orelesi (Tafili 70′). Trajner: Ernest Gjoka. Të gatshëm: Selimaj, Kalaja, Gurishta, Berisha, Bardulla.

Gjyqtarë: E. Jorgji, E. Ganxhi,  A. Mahmuti, F. Xhemalaj

Kartonë të verdhë: Progni 27′, Telushi 65′ / Vucaj 42′

Delegat: L. Nyrishmi; Vëzhgues: P. Pjetrushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online