Partizani festoi dje, pasi Kukësi u mposht dhe diferenca mes tyre shkoi në 12 pikë. Titulli është pranë, ndërkohë që një tjetër lajm i mirë është përjetuar në kampin e kuq.
Jasir Asani, shënuesi më i mirë i “demave”, me 7 gola të realizuar, është përzgjedhur lojtari i muajit mars. Sot ai ka marrë edhe çmimin nga shoqata “Sporti na bashkon” dhe për këtë ndihet mjaft i lumtur. Në garë për lojtarin e muajit ishin Herald Marku i Kastriotit dhe Edon Hasani i Tiranës.
https://www.instagram.com/p/BwSRRWsjXhH/?utm_source=ig_share_sheet&igshid=167kqczenafyn
PROBLEMI – Trajneri Skënder Gega duhet të gjejë një zgjidhje për krahun e djathtë të mbrojtje. Labinot Ibrahimi është i pezulluar me kartonë dhe nuk mund të aktivizohet ndaj Kastriotit në Fushë-Krujë.
Sikurse dihet, Hektor Idrizaj e ka mbyllur sezonin që në derbi dhe alternativat për Gegën mungojnë. Flasim për një mbrojtës të djathtë tipik. Me shumë mundësi zgjidhja do të jetë “xholi” Esat Mala. Ky i fundit është përshtatur edhe me Teutën në atë pozicion.