Me vetëm një fitore në 5 javët e fundit dhe me tre barazime radhazi, Partizani ka nisur që të shqetësohet disi për ndjekësit, që sa vijnë e afrohen me vendin e parë. Skuadra e Skënder Gegës barazoi në Gjirokastër dhe tani Kukësi është vetëm 3 pikë larg, megjithatë “demat” janë kampionët e dimrit.
Jasir Asani duke i bindur se ekipi i tij do mundet që ta ruajë vendin e parë deri në fund të sezonit. Përmes postimeve në profilin e tij në “Instagram”, mesfushori tregon bindjen e tij se kryeqytetasit do e mbajnë vendin e parë edhe pas javës së fundit të kampionatit, duke “kërcënuar” rivalët se ky Partizan do të jetë akoma dhe më i fortë.
Asani nuk harron edhe tifozët, të cilët këtë edicion e kanë mbështetur skuadrën tyre në çdo ndeshje si brenda dhe jashtë. “Një falënderim për këta djem të çmendur që na bëjnë të ndihemi të pamposhtur, siç janë vetë ata”, është dedikimi i 23-vjeçarit, i cili këtë edicion ka realizuar 4 gola me skuadrën e kuqe.