Real Madridi ka nevojë për largimin e disa lojtarëve. “Los Blancos” kanë shpenzuar afro 300 milionë euro për lojtarët e ardhur këtë verë dhe do të duhet të balancojnë financat, duke shitur disa lojtarë kryesorë të skuadrës së tyre.
Interi ka shprehur interesim për një pjesë të vogël të lojtarëve të Madridit gjatë vitit të kaluar, duke përfshirë një rikthim të mundshëm për Mateo Kovaçiç dhe fituesin e “Topit të Artë”, Luka Modriç.
Megjithatë, duket sikur qëllimi i vërtetë nga zikaltërve është të rrëmbejë 27-vjeçarin, Lukas Vazkuez. Sulmuesi erdhi përmes sistemit të të rinjve në klubin e Madridit dhe ka luajtur mbi 120 herë për “Los Blancos” në La Liga. Vazkuez vlerësohet 25 milionë euro në treg.